Rënia e besimit, Civici: Shqetësim për investitorët, marrin sinjale negative

Rënia e besimit të biznesit, që u konstatua në raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë është një lajm i keq për ekonominë, për shkak të sinjaleve negative që marrin investitorët vendas dhe të huaj.

Eksperti Adrian Civici analizon se përveç ndikimit të pandemisë, klima e biznesit në vend vuan nga probleme të vjetra dhe të trashëgueshme dhe për këtë arsye, duhen ndërmarrë reforma strukturore që investitorët ta kenë të lehtë të zgjedhin Shqipërinë.