Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rënia e besimit tek institucionet, edhe media perceptohet e pabesueshme te publiku

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 15:08 | Aktualitet

Sondazhi i realizuar nga Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim u shtri në 61 bashki të vendit dhe mblodhi vlerësime të ulëta nga qytetarët për nivelin e besimit tek qeveria, parlamenti, presidenti, partitë politike dhe drejtësia. Duke parë që një numër raportesh vjetore që, njëri pas tjetrit, e konfirmojnë këtë realitet, nuk krijon befasi të shtuar. Por risi e sondazhit të fundit ishte “ngelja në klasë” edhe e medias, ku dukshëm, referuar anketimit, kredibiliteti i pushtetit të katërt është në rrezik. E ftuar në Ditarin e A2 për të folur lidhur me këtë perceptim ndaj mediave, Jonila Godole, pedagoge e gazetarisë, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë