Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rënia e ekonomisë, skenarët që na presin

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 16:43 | Aktualitet

Ekonomia është futur në një trend të fortë rënës. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në pjesën e parë të këtij viti, rritja ekonomike u përgjysmua në 2,3% kundrejt 4% që ishte në fund të 2018-ës. Sipas ekspertëve, ekonomia do të lëvizë në të njëjtat ujëra deri në fund të vitit. Banka Botërore ishte i pari institucion financiar ndërkombëtar që rishikoi në rënie të fortë parashikimin për rritjen ekonomike këtë vit. Nga 3,8% që ishte parashikimi i bërë në prill të 2019-ës në 2,9%. Situata ekonomike ka vënë në alarm opozitën. Demokratët akuzojnë se për shkak të politikave të gabuara ekonomia ka ngecur dhe pasojat po i vuajnë qytetarët. Nga ana tjetër, Qeveria nuk ka bërë rishikim, përkundrazi, i qëndron objektivit për rritje ekonomike 4,3% deri në fund të vitit. Madje, dy vite më parë, Kryeministri Rama dha një parashikim për rritjen ekonomike, e cila do të arrinte shifrën prej 5% brenda 2019-ës. Sipas tij, ky ishte edhe niveli ku ajo do të fillonte të ndihej edhe në xhepat e familjeve më të varfra. I ftuar në A2 Business, Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë

A2 CNN Livestream

Dita jonë