Replika mes Kurtit dhe Brnabic në Tiranë: Koha që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nisma si Samiti për Ballkanin Perëndimor nuk ka më lidhje me Minishengenin Rajonal. “Nuk ka më Minishengen, ka treg të përbashkët rajonal, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo nismë tashmë është një çështje që trajtohet nga procesi i Berlinit, me emër tjetër e koordinata të tjera”, tha Kurti për gazetarët.