Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Reporterë pa kufij": Sulme të pashembullta ndaj medias në Shqipëri

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 16:19 | Aktualitet
"Reporterë pa kufij": Sulme të pashembullta ndaj medias

Sulmet mbi median në Shqipëri, si nga qeveria ashtu dhe krimi i organizuar arritën nivel të pashembullt në vitin 2018-të. Kështu vlerëson organizata ‘Reporterë pa kufijë’, në raportin e ri mbi lirinë e medias, ku Shqipëria ka shënuar një rënie prej 7 vendesh.

Nga e 75-taqë renditej vitin e kaluar, Shqipëria pozicionohet këtë vit vendin e 82-të. Më pozitive situata për Kosovën e cila shënon rritje dhe renditet  7 vende mbi Shqipërinë.

https://a2news.com/2019/04/18/raporti-per-lirine-mediave-reagon-meta-kambane-alarmi-boll-intimidimit/

Sipas raportit, “gazetarët u bënë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve me vdekje dhe përndjekjeve ligjore, me qëllim të frikësimit dhe pengimit të hetimit të korrupsionit. Politikanët e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i cilësuan ata si ‘plehra’ dhe ‘prodhues të lajmeve të rreme’. Kryeministri propozoi një ligj të projektuar për të përforcuar kontrollin e shtetit mbi mediat elektronike dhe, sipas kritikëve, të kufizojë qasjen në lajme dhe informacione”.

Raporti përmend një studim të përbashkët të "Gazetarëve pa kufij" dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të vitit të kaluar, i cili ka evidentuar shumë probleme në mediat shqiptare. “Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi median audiozvizive është përqendruar në duart e disa biznesmenëve të mëdhenj.

Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën autocensura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale”, thotë raporti.

Organizata “Gazetarët pa kufij", me seli në Paris, vlerëson në raportin për lirinë e medies se urrejtja ndaj gazetarëve në nivel botëror është shndërruar në dhunë duke nxitur shtimin e frikës. Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, Norvegjia është e para, ndërsa vendin e fundit e zë Turkmenistani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë