Reshje dhe ulje temperaturave, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Reshjet e dendura që përfshinë vendin mbrëmjen e djeshme, me një intensitet 35-55 mm, kanë bërë që temperaturat të ulen ndjeshëm, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 19 gradë celsius gjatë ditës së martë. Megjithatë nga e mërkura do të kemi rritje të lehtë e graduale të temperaturave.

Gjatë të martës dhe të mërkurës pritet përmirësim i kushteve të motit pas reshjeve të dendura të së martës, edhe pse ato do të mbeten të pranishme. Megjithatë, të enjten rikthehen reshjet me intensitet të lartë, sidomos në perëndim dhe jug të vendit.