Reshjet në veri, shkarkime të kontrolluara nga kaskada, liqenet larg kuotës maksimale

Rikthimi i reshjeve ka rritur nivelin e ujit në kaskadën e lumit Drin. KESH po bën shkarkime të kontrolluara, ndërsa liqenet janë ende larg kuotës maksimale. Ndërkaq në terren moti I keq ka shkaktuar avari në rrjetin e energjisë, të cilat po riparohen. Ndërsa nuk janë konstatuar probleme në furnizimin me energji elektrike të institucioneve të rëndësisë së veçantë, si spitalet.