Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Restaurohet shtëpia e Sali Shijakut, hap debate edhe për vilat e tjera që lidhen me artin

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 16:09 | Aktualitet

Kjo shtëpi është ndërtuar gjysmën e parë të shekullit XIX, por banorët janë kujdesur për të gjithnjë si të ishte një muze, për nga veprat e artit që mban brenda, por edhe për arkitekturën që përfaqëson, një banesë tipike tiranase që jetësohet jo vetëm nga arti i Sali Shijakut, por edhe nga gjithë dashamirësit e telajove dhe orendive që e bëjnë këtë shtëpi të veçantë.

Kopshti i banesës sot është një kafene, kurse dhoma kryesore e saj është shndërruar në një galeri arti, ku janë ekspozuar veprat e Sali Shijakut. Por, nga nëntori i vitit 2019, kur tërmeti shkaktoi jo pak dëme, kjo shtëpi muze kishte nevojë për vëmendje.

Elva Margariti dhe Orges Shijaku

 “Ne kemi pasur një problematikë të madhe dhe u desh një ndërhyrje emergjente, ku u dëmtuan edhe veprat e artit, nuk ishte vetëm puna e shtëpisë”, deklaroi Orges Shijaku, djali i piktorit të njohur.   

Sot, ndërtesa është rikonstruktuar pjesërisht. “Sot, përfundojmë fazën e parë, pjesa tjetër lidhet me kushtet atmosferike, si pjesa e çatisë. Të gjithë veprat e artit janë rikonstruktuar, dhe tashmë shtëpia ka marrë hijen e galerisë-muze”, deklaroi ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pranishme në event.

Ky takim me ministren ka sjellë në vëmendje edhe ndërtesa të tjera të lëna në harresë si ajo e Radio Tiranës. “Sa të jem unë ministre, Radio Tirana nuk del nga monumentet e kulturës”, deklaroi Margariti. Nga e njëjta rrugë po punohet edhe për të krijuar një shtëpi muze për Maks Velon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani