Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Revolta në ditën e tretë, qytetarët në Kinë protesta të dhunshme kundër izolimit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 15:14 | Bota
Revolta në ditën e tretë, qytetarët në Kinë

Zemërimi i popullatës ndaj qeverisë së Kinës sa vjen e shtohet. Protesta të reja dhe të dhunshme janë raportuar në Shangai, me revoltën që është zgjeruar edhe në kryeqytetin Pekin, Wuhan dhe Chengdu. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë manifestuesit, gjë e cila ka sjellë shpeshherë dhe përplasje fizike mes tyre. Forcat e rendit kanë arrestuar disa protestues, të cilët në pjesën më të madhe ishin student.

Për të tretën natë radhazi, janë ridëgjuar thirrje të tilla: Xi Jinping, Largohu; dhe Largohu Partia Komuniste. Një varg i gjatë me barriera blu është vendosur gjithashtu përgjatë rrugës ku ishin mbledhur demonstruesit në Shnagai. Mijëra qytetarë dalin në rrugë për të protestuar kundër masave të rrepta për luftimin e valës së re të Covid-19.

Si asnjëherë më parë, qytetarët në Kinë kanë gjetur guximin për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Xi Jinping dhe largimin e partisë komuniste. Njerëzit janë të zemëruar me qasjen Covid-zero të Xi Jinping, e cila përfshin testime masive, karantinë dhe bllokime të menjëhershme të lëvizshmërisë. Kjo pason një protestë në qytetin veriperëndimor të Urumqit, ku 10 persona humbën jetën në një zjarr në një bllok banimi.

Protestuesit fajësuan rregullat e izolimit për pengimin e përpjekjeve të shpëtimit, por autoritetet e mohojnë këtë. Zemërimi i qytetarëve është furnizuar edhe nga fakti që punonjësit që përfshihen në izolime nuk paguhen nga punëdhënësit e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani