Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Rezoluta për Shqipërinë, amnistia fiskale dhe pasaportat e arta në Parlamentin Europian

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 19:32 | Politikë
Rezoluta për Shqipërinë, amnistia fiskale dhe pasaportat e arta

Nismat e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale dhe pasaportat “gold” u ngritën si shqetësim nga përfaqësuesit e opozitës para euoparlamentarëve gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit në Bruksel.

Jorida Tabaku u shpreh: “Shqipëria është përfshirë në listën gri për pastrimin e parave disa vite më parë. Çfarë mendoni për dy nismat, pasaportat e arta dhe amnistinë fiskale se si do të influenconin në këtë apekt nëse qeveria do t’i miratonte”.

Për drejtuesen e Ballkanit Perwndimor në Komisionin Europian, Michela Matuella, unioni nuk ka ndryshuar qëndrimin kundër për pasaportat e arta, ndërsa përsa i përket amnistisë fiskale, BE vijon të negociojë draftin me qeverinë shqiptare: “Sa i përket amnistisë fiskale ne jemi në një dialog të vazhdueshëm me qeverinë shqiptare. Ne kemi caktuar ekspertë të kësaj fushe për të patur ekspertizën më të mirë, por çështja është ende në diskutim. Ne kemi një qëndrim të qartë kundër pasaportave të arta në Shqipëri. Në veçanti, kjo është e rëndësishme duke e lidhur edhe me kontekstin e agresionit rus në Ukrainë”.

Raporterja për Shqipërinë, Isabel Santos, tregoi skepticizimin e saj për amnistinë fiskale për shkak të rrezikut të pastrimit të parave: “E njoh shumë mirë shoqërinë shqipare dhe për sasinë e parave që ndodhen jashtë sistemit bankar. Gjithashtu, jam në dijeni edhe për nevojën që këto para duhet të formalizohen, sepse kur paratë janë në bankë mund t’i kontrollojmë më lehtë ato. Por, nga tjetër e dimë shumë mirë që amnistia fiskale mund të sjellë edhe rreziqe të tjera”.  

Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës, Taulant Balla, theksoi rëndësinë që ka nisja e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa u kujdes që t’i kujtojë PE edhe afatet e vendosura nga ata: “Na informuan që ka një marrëveshje në Këshill për qytetarët e Kosovës, të cilëve do t’u jepet regjimi pa viza pasi sistemi i ETIAS të jetë gati të vihet në punë, që do të thotë që prej vitit 2023, por çfarë ndodh në rast se ETIAS nuk punon që prej datës 1 tetor, atëherë do të presin sërish qytetarët e Kosovës apo është pikërisht ajo që dëgjuam dje, që në 1 janar 2024 është afati përfundimtar”.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit miratoi rekomandimet për Shqipërinë, ndërsa u dakordësua që takimi i radhës të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, në Tiranë.       

https://a2news.com/2022/06/28/amnistia-fiskale-nje-histori-e-vjeter-ne-shqiperi-potenciali-dhe-rreziqet-qe-lindin-nga-nisma/
https://a2news.com/2022/10/11/amnistia-nderron-udhe-falja-po-u-drejtohet-me-pak-emigranteve-e-me-shume-biznesit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani