Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rezultatet shqiptare të Samitit, Bumçi: Rama dështoi, nga shkëmbimi i territoreve tek negociatat me BE-në

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 21:49 | Politikë
Rezultatet shqiptare të Samitit, Bumçi: Rama dështoi, nga

Vendet e Ballkanit duket se nuk dolën të kënaqura nga Samiti i Berlinit. Pas takimit, Shqipëria e ka edhe me të largët hapjen e negociatave, Maqedonia e Veriut, edhe pse bëri sakrifica të shumta për të arritur hapjen e tyre duket se do të ketë të njëjtin fat me Shqipërinë, ndërkohe që Kosovës nuk iu hap “drita jeshile” për liberalizimin e vizave.

Franca një nga vendet me skeptike për sa i përket zgjerimit te BE-se, presidenti Macron, foli për bashkëpunim, për zhvillim ekonomik e social, por jo për hapje negociatash. Përballë skepticizmit te Francës, kancelares Merkel nuk i mbeti gjë tjetër veçse te flasë për perspektivën evropiane të Ballkanit, por që duket e largët.

Çfarë pritet të ndodhë në Qershor? Cilat janë pozitat e Shqipërisë tanimë përballe Bashkimit Evropian? 

Për të folur për këtë ishin të ftuar në A2 CNN Aldo Bumçin nga Partia Demokratike dhe Dritan Hoti, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas Bumçit, mesazhi kryesor i samitit ishte refuzimi përfundimtar i projektit për korrigjimin e kufijve, që ish ministri cilëson si “ i rrezikshëm dhe që mund të kthente pas të gjithë rajonin, duke rrezikuar shpërbërjen e vendeve si Bosnja dhe Maqedonia e Veriut”.

Bumçi thotë që ky qëndrim , “që mund të kuptohej nga Serbia”, është i pakuptimtë nga ana shqiptare, dhe shton se kryeministri Edi Rama ka qenë një nga iniciatorët e tij, duke çuar prapa imazhin e diplomacisë shqiptare.  

Nuk është dështimi i vetëm për Ramën, sipas tij. Lajmi tjetër i rëndësishëm i samitit dhe specifikisht për Shqipërinë ishte që sipas Bumçit, “nuk do të ketë fillim negociatash në qershor”,  një dështim i radhës sipas tij nga ana e kryeministrit, që “festonte me shampanjë vitin e kaluar, për turpin e atyre që ishin të pranishëm. Si nuk paska negociata sot?”, thotë me ironi Bumçi.

Rama sipas tij gënjen që ka patur përkrahjen gjermane dhe të CDU-së për fillimin e negociatave, kur sipas tij verdikti gjerman ka nënvizuar “se ka ende shumë punë për të bërë”. Duke radhitur Shqipërinë para vetëm Kosovës dhe Bosnjës, tani që ngërçi grek për Shkupin është tejkaluar, dhe që në qarqet evropiane po mundohet të “shkëpusin” nga fati i Shqipërisë, aq a Kryeministri Zaev ka paralajmëruar dorëheqjen në rast dështimi në qershor.  

Për profesor Hotin, rëndësia e mesazhit për Shqipërinë në Berlin ka qenë dytësore, e errësuar nga problemi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Interes i veçantë, për profesorin, përbën fakti që tashmë “Gjermania është rikthyer në fuqinë kryesore që merret me Ballkanin Perëndimor në Evropë”, aktorja kryesore në dinamikat rajonale. Për Hotin, prania e Francës, më shumë se një vullnet i Francës “gjithmonë pak e involvuar” ka qenë një dëshirë e kancelares Merkel për t’i dhënë një  kornizë evropiane takimit.

Një dështim i Shqipërisë në 30 qershor dhe një avancim i Shkupit zyrtar sipas Hotit nuk është një hipotezë e mundshme, sepse “do të kishte frustrim këtu por edhe kosto për BE-në”, sepse do të shkonte ndesh me vizionin për rajonin të Shteteve të Bashkuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë