Rihapen teatrot: “Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar në Paris”

“Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar në Paris” është premiera ekskluzive e Teatrit Metropol, e cila çel sezonin artistik teatror pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga Covid-19. Vepra e jashtëzakonshme, e shkruar nga Steve Martin, do të ngjitet në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila ka bërë bashkë një grup aktorësh e muzikantësh për këtë teatër muzikor. Për këtë ajo tregoi më shumë në “Dita Jonë”.