Rihapet Kapri, por pa të pasurit dhe të famshmit

Masat e reja antiCovid kanë sjellë lehtësime për Italinë, nga veriu në jug, në nisje të sezonit veror. Por ishulli i famshëm i Kaprit, e ka ndjerë peshën e pandemisë që ka goditur rëndë turizmin, veçanërisht pas ndalimit të udhëtimeve për në Europë të turistëve amerikanë. Edhe pse po rihapet, përsëri banorët e ishullit thonë se rikthimi nuk do të jetë aq i ëmbël. Para koronavirusit, Kapri ishte destinacioni i padiskutueshëm i të pasurve dhe VIP-ave. Ndërsa tani, mungesa e turistëve të huaj ka shkaktuar edhe rënie të të ardhurave për banorët vendas.