Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rihapet Kulla e Pizës, dynden vizitorët

Nga A2 CNN
8 Maj 2021, 20:07 | Aktualitet

Pas 6 muajsh mbyllur për shkak të karantinës, turistët tashmë mund të shijojnë një ditë në Kullën e Pjerrët të Pizës në Itali. Autoritetet italiane e mbyllën kullën më 3 nëntor të vitit të shkuar, pasi vendi u godit rëndë nga një valë e dytë e pandemisë Covid-19. Fill pas njoftimit për rihapjen, vizitorë vendas e të huaj u dyndën drejt kullës, një prej simboleve arkitekturore më të famshme të Italisë. Një numër i kufizuar vizitorësh lejohen të hyjnë brenda monumentit, me vetëm 25 minuta në dispozicion për një tur dhe fotografi, nga 50 minuta që ka qenë në kohë normale një vizitë brenda kullës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë