Rihapja e bizneseve, si ishte dita e parë e punës për parukeritë?

E hëna ka nisur me aktivizimin e fashës së tretë të bizneseve në të gjithë vendin në kuadër të hapjes graduale të ekonomisë.

Kjo kategori biznesi përfshihet në protokollin e verdhë të sigurisë, klasifikuar me një nivel të mesëm rrezikshmërie. Ndër masat që duhen zbatuar është dezinfektimi i ambienteve dhe pajisjeve si dhe veshjet njëpërdorimshe për çdo klient.