Rihapja e shkollave, studimi: Pak rrezik për transmetim

Ndërsa Europa dhe e gjithë bota po bëhen gati për të përballuar një përkeqësim të mundshëm të situatës pandemike gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, vëmendjen kryesore po e merr çështja e shkollave. Në parim, shumica e shteteve mbështesin idenë e hapjes së institucioneve arsimore, edhe pse me rregulla të reja. Reduktimi i numrit të nxënësve, distancimi social, por edhe mbajtja e maskave po diskutohen si zgjidhje e problemit.