Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Riinfektimet do të kalohen më lehtë”, Taulant Muka optimist për vijimin e pandemisë

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 20:03 | Aktualitet
“Riinfektimet do të kalohen më lehtë”, Taulant Muka

Epidemiologu Taulant Muka, i ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se aktualisht “ka një moskoordinim të rasteve me shtrimet spitalore”, duke shpjeguar se ka shumë më shumë raste të reja sesa të hospitalizuar.

“Fakti që një përqindje e madhe e popullatës e ka kaluar koronavirusin dhe të tjerë janë vaksinuar, më bën optimist që riinfektimet do të kalohen lehtë. Sigurisht që fokusi duhet të jetë te popullata e rrezikuar”, theksoi Muka.

Sipas tij, “vdekshmëria është më shumë prezente te moshat e mëdha dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese”.

“Infektimet nuk duhet të jenë më standardi për të parë se çfarë masash do të marrim. Duhen parë të shtruarit në spital. Në momentin kur infektimet nuk përkthehen në hospitalizime, nuk ke pse mban masa ekstreme”, theksoi Muka.

A2 CNN Livestream

Dita jonë