“Rikthehen” Faraonët, inaugurohet me ceremoni luksoze rruga 3 mijë vjeçare

Publikuar më: 27/11/2021, ora 10:51

Egjipti u rikthye edhe një herë në ditë e lavdishme të faraonëve. Rruga 3 mijë vjeçare e sfinksave, siç njihej dikur, u hap për publikun në një ceremoni ekstravagante, pas dekadave gërmime e pune restauruese. Rruga antike, gati 2,7 km lidh tempullin e Luxor me atë të Karnak, pranë lumit Nil. Karroca faraonësh dhe më shumë se 400performues të rinj të fshehur si sundimtarët e dikurshëm të Egjiptit, parakaluan përgjatë bulevardit, ku gjenden qindra statuja të sfinksave me kokë njeriu. Marshimit iu bashkua edhe presidenti Abdel Fatah Al Sisi. Rruga i është nënshtruar disa punimeve restauruese që kur është zbuluar në vitin 1949, dhe të fundit nisën në vitin 2017. Turizmi është një burim thelbësor i vendeve të punës në Egjipt, vend i cili po shton përpjekjet për të joshur sërish turistët e munguar për shkak të pandemisë. Të ardhurat nga turizmi, ranë në 4 miliardë dollarë në vitin 2020, nga 13 miliardë që ishin një vit më herët.