Rikthehen protestat, pas pushimit në 30 qershor, opozita sërish në rrugë

Pas 4 muajsh në shesh, opozita nuk protestoi të dielën e 30 qershorit. Vendin e molotovëve dhe vuzuzelave, ditën e zgjedhjeve e zunë daullet. Lulzim Basha mblodhi strukturat më të larta të PD dhe thirri të hënën protestën e radhës kombëtare. Pikërisht në ditën kur Parlamenti do të kërkojë shkarkimin e Presidentit. Protesta do të mbahet në dy stacionet tradicionale, Kryeministri dhe Parlament. Kjo është e para e pas zgjedhjeve. Veç pjesëmarrjes, në këto ditë të nxehta korriku, sfida e radhës e opozitës, është lirimi ose jo i zyrave nga kryebashkiakët e djathtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2