Rikthehet me publik ”Korça short film festival”, në garë 31 prodhime

Për katër ditë në Korçë do të mbahet festivali i filmit, Short Film Festival, i cili rikthehet në edicionin e tij të parë fizik me publik pas pandemisë. Nga 700 aplikime juria ka zgjedhur në fazën finale 31 filma të zhanreve të ndryshëm. Këtë vit përveç jurisë do të votojë për filmin e preferuar edhe publiku.