Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet “Mik Festival”, pas Korçës do të mbahet edhe në Pustec e Kolonjë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 16:35 | Aktualitet
Rikthehet “Mik Festival”, pas Korçës do të mbahet

Mik Festival rikthehet në Korçë, në edicionin e katërt të tij. Për 4 mbrëmje me radhë ky eveniment sjell në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe jo vetëm.

Për sopranon e njohur Inva Mula, ky vit do të jetë tejet i ndryshëm pasi është ideuar të shtrihet në 3 qytete, Korçë, Kolonjë dhe Pustec.

Nata e parë ka nisur me "Miqtë e Operës të Berlinit", ku 3 nga anëtarët e kësaj opere dhe dirigjentja shqiptare Elda Laro ka performuar për artdashësit korçarë.

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, i pranishëm në këtë koncert ka shprehur konsideratën e tij pasi evenimenti nisi dhe si homazh për viktimat e fundit në Gjermani.

“Është kënaqësi të jem këtu, të kthehem përsëri në Korçë. Jemi shumë aktiv në këtë qytet, kemi shumë projekte me bashkinë, por kur vjen për art dhë relaks është tjetër Korçë”, tha Zingraf.

“Mik Festival” krahas Korçës do të mbahet në ishullin e Maligradit në Pustec dhe Rehovë të Kolonjë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë