Rikthehet Misugi dhe tri gratë

Misugi është personazhi që do t’ju flasë për dashurinë këtë 14 shkurt nga teatri Eksperimental. Trekëndëshi i dashurisë rikthen në skenë Romir Zallën e Suela Bakon.
Tri letra dashurie, tri gra dhe përballë tyre një mashkull. Kjo është historia e Misugit dhe tri vajzave që ngjiten në skenën teatrale për Shën Valentin. Novela japoneze e Jasushi Inoue, tejet e vështirë për t’u vënë në skenë rikthehet po nën kujdesin e Suela Bakos dhe Romir Zallës.
Kjo dramë do të ngjitet në skenë me të njëjtët elementë regjisorialë, skenografikë dhe muzikorë.
Trekëndëshi i dashurisë që rikthehet në teatrin eksperimental shijen e orientit të largët do të vijojë rrugëtimin artistik edhe fundjavën e fundit të këtij shkurti.

Shkarkoni aplikacionin e A2