Rikthim në vendin ku shpërtheu pandemia

Më 21 shkurt të vitit 2020, Kodonjo (Codogno) u shndërrua nga një qytet i vogël me rreth 5000 banorë në veri të Italisë, në qendrën e botës. Aty u diktua pacienti 0 në Itali, por edhe Europë. Prej aty koronavirusi u përhap me shpejtësi. Qyteti i vogël hyri menjëherë në karantinë, bashkë me 10 të tjerë rreth tij.

Një vit pas rastit të parë të infektimit me koronavirus, Italia është vendi i dytë me më shumë vdekje në Europë, dhe i shtati në botë. Por banorët ndihen disi të çliuar që sot, një vit më pas, qyteza e tyre nuk është më epiqendra e koronavirusit.