Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthimi i futbollit, Ministria e Shëndetësisë i kthen përgjigje FSHF-së

Nga A2 CNN
7 Maj 2020, 17:59 | Futboll

Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që me anë të një letre i kishte propozuar edhe zyrtarisht autoriteteve protokollin sanitar për organizimin e ndeshjeve të kampionatit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, referuar vendimeve 18 të Komitetit të Përkohshëm të Ekspertëve për Infeksionin e Përhapur nga koronavirus ka ristartuar strategjinë e rihapjes graduale të aktiviteteve/veprimtarive. Në këtë dokument, një vëmendje edhe për aktivitetet sportive, për të cilët po punohen protokolle të posaçme të distancimit social dhe masave higjieno-sanitare. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, lexohet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas kësaj, FSHF-ja menjëherë i dërgoi një letër Ministrisë së Shëndetësisë, ku jep emrat me të cilët FSHF-ja do të përfaqësohet në grupin e përbashkët të punës. Ata janë Gianluca Stesina, Mel Ostreni dhe Arjana Sina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë