Rimbledhja e Këshillit Politik, palët ende larg draftit të pranuar nga të gjithë

Tradita ka treguar se sa herë që nisin diskutimet për ligjin e ri elektoral, palët politike përfshihen në debat, ku nuk mungojnë dhe akuzat e ndërsjella për mungesë të vullneti për hartimin e një reforme, që të garantojë një proces zgjedhor të gjithëpranuar de brenda standardeve. E mesa duket kjo traditë po respektohet dhe nga diskutimet e deritanishme për reformën e re zgjedhore. Pas pezullimit të punës për shkak të pandemisë, përfaqësuesit e partive, pjesë të Këshillit Politik, iu rikthyen takimeve. Në përfundim të takimit të sotëm përcollën akuza të ndërsjella. Gazetarja Klementina Cenkollari sjell më shumë detaje për zhvillimet që përcolli diskutimi i sotëm online.