Rimbursimi i ilaçeve të Covid-19, Bardhi akuza qeverisë: Skemë korruptive dhe mashtrim

“Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive”. Akuza vjen nga sekretari i Përgjithshëm i partisë Demokratike Gazmend Bardhi, i cili thekson se qeveria po tall dhe vjedh shqiptarët.

“Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht.