Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rimëkëmbja nga tërmeti, në Bubq do të ndërtohen 2 pallate dhe 141 shtëpi

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2020, 12:13 | Aktualitet
Rimëkëmbja nga tërmeti, në Bubq do të ndërtohen 2

Një pjesë e madhe e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që u paraqitën pak ditë më parë në komitetin e katërt të rindërtimit ndodhen në zonën e Bubqit, ndaj plani për të riparuar pasojat e katastrofës natyrore, prek një sipërfaqe të madhe të kësaj njësie administrative.

Bashkia përgjegjëse, që harton programet e rimëkëmbjes është ajo e Krujës, prej së cilës varet e gjithë zona përreth. Përfaqësues të saj na shpjegojnë se ç’po ndodh aktualisht dhe si është menduar që situata të përmirësohen në javët në vijim kur do të nisë edhe faza e rindërtimit në të gjitha zonat e prekura.

“Familje nga 2 pallate dhe 141 shtëpi individuale do të ndërtohen në një hapësirë të përbashkët, që miratuar”, thotë Drini Masha, përfaqësues i bashkisë.

Vuajtjet e banorëve të kësaj zone nisën që momentet e para, pasi tërmeti shkaktoi dëme të shumta atje dhe herë pas here banorët kanë apeluar për ndihmë. Në ditët e sotme kërkesat bëhen më aktuale.

E ndodhur në një hapësirë tepër strategjike, e gjithë zona e Bubqit kërkon të shohë hapa konkrete nga programi i rindërtimit dhe nisja sa më shpejt e punës, mbase do t’ua ndizte shpresat se një ditë do të ndihen ngrohtë, larg çadrës me lagështirë apo kontejnerit provizor që duket se nuk plotëson kushtet më minimale të jetesës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu