Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rindërtimi në pandemi, Durrësi në luftë me virusin dhe dëmet e tërmetit

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 12:13 | Aktualitet
Rindërtimi në pandemi, Durrësi në luftë me virusin dhe

Izolimi dhe masat e marra për shkak të pandemisë Covid-19, duket se nuk e kanë ndaluar punën për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmetet e viti të kaluar që prekën vendin tonë.

Më shumë se kudo, ky realitet vërehet në qarkun e Durrësit, i cili ishte edhe më i prekuri nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit të kaluar. Por sa e ka penguar pandemia procesin e rindërtimit dhe cilët objekte kanë përparësi në këtë proces.

“Nuk mund të themi që ka një ndërhyrje, por një përputhje, bashkëveprim mes bashkive, institucioneve shtetërore, për vijimin e rindërtimit të objekteve. Jemi në përfundim të rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit, ka filluar shembja e shkollave, të cilat do të jenë të parat që do të rindërtohen. Në të njëjtën kohë, të gjitha bashkitë kanë përgatitur dosjet për të gjithë qytetarët që u janë dëmtuar shtëpitë”, shprehet Roland Nasto, prefekt i qarkut Durrës.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, në qarkun e Durrësit, u shembën dhe u dëmtuan pjesërisht me mijëra objekte banimi dhe biznese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë