Rindërtimi, Qeveria miraton 18 zona të reja zhvillimi – A2

Rindërtimi, Qeveria miraton 18 zona të reja zhvillimi

Qeveria ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim në kuadrin e programit të rindërtimit. Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj deklaroi se njësitë ku do të ndërtohen banesat përfshinë bashkitë e Durrësit Vorës, Kavajës, Krujës, Shijakut, si dhe atë të Tiranës.
“Duhet ndërtuar mbi bazën e procedurave, ligjit, duke respektuar të gjitha standardet bashkëkohore, përfshirë ato sizmike, ku përfshihet hartimi i masterplaneve, PPV-ve si dhe të banesave individuale”, deklaroi Ahmetaj.
Ministri i bëri ndërkohë apel qytetareve dhe njësive vendore që të përshpejtojnë aplikimet në platformën elektronike, për të përfituar nga granti i rindërtimit.