Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

‘‘Ringjallet’’ Heminguej. Dhjetëra sozi mblidhen në Key West

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 13:49 | Lifestyle
‘‘Ringjallet’’ Heminguej. Dhjetëra sozi mblidhen

Ernest Heminguej rikthehet në qytetin e tij Key West, jo në një, por dhjetëra versione.

Burra me mjekër të bardhë, bluza të trasha e veshje peshkatari mbushën një bar të qytetit ishull të Floridës, duke garuar në konkursin e përvitshëm të sozisë së Heminguejit.

135 burra nga e gjithë bota përballen për titullin në Slopy Joes Bar, një ambient i frekuentuar shpesh nga shkrimtari i famshëm në vitet e fundit të jetës.

Konkursi është kthyer në një atraksion në Key West. Ai nis të enjten dhe mbyllet ditën e shtunë me kurorëzimin e fituesit, njeriut që më shumë i ngjason gjigantit të letërsisë amerikane.  

Këtë vit, festivali i ditëve të Heminguejit përkon me 120-vjetorin e lindjes së tij, në 21 korrik. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani