“Ringjallja” e Angela Merkel… Kancelarja gjermane, liderja botërore në luftën me Covid-19

Ka qenë një transformim i vërtetë për Merkel, e cila e nisi vitin çalë. Ajo u sulmua ashpër për politikën e saj “të dyerve të hapura” për refugjatët, kosto që i mori edhe partia e saj e cila humbi me shpejtësi terren. Merkel gjithashtu kishte paralajmëruar tërheqjen e saj në vitin 2021, nuk ishte më drejtuese e Kristian Demokratëve, dhe ishin të shumta dyshimet e ngritura për shëndetin e saj fizik. Por, kur Covid-19 pushtoi botën, dritat e reflektorëve ranë sërish mbi të.