Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rinia shqiptare në krizë, Dervishi: Po vazhdoi hemorragjia, popullsi jo-shqiptare do ndryshojnë strukturën e popullsisë

Nga A2 CNN
12 Gusht 2020, 22:05 | Aktualitet
Rinia shqiptare në krizë, Dervishi: Po vazhdoi hemorragjia, popullsi

Dita e Rinisë përkon me një periudhë tejet kritike për të rinjtë shqiptarë, për të cilët dëshira për të parë një të ardhme jashtë vendit duket e legjitimuar nga mungesa e perspektivës.    

Sipas profesorit të sociologjisë Zyhdi Dervishi, ky është sinjali më i keq i mundshëm për vendin, sepse “është çështja më e rëndësishme të shoqërisë shqiptare sot dhe për shumë kohë”.

Sipas tij “hapësira shqiptare është tokë e bekuar nga perëndia, por pasuria më e madhe është ajo e rinisë. Rinia dhe shtresa e mesme kanë qenë gjithmonë faktorët kyç të përparimit të shoqërisë”.

Mundësitë janë, sipas tij, që ata të mbahen brenda, edhe me kushte të mira, edhe pse “vendi i keqmenaxhuar i shndërron shqiptarët në lypsarë të rreckosur”.

Profesori shtron një tjetër problem.  “Po vazhdoi kjo hemorragji, do vijnë kombësi jo shqiptare që do të ndryshojnë strukturën e popullsisë, do të ishte humbje për popullin shqiptar. Të rinjtë kanë detyrim ta bëjnë Shqipërinë, më mirë se Zvicra, se hapësira jonë është më e mirë se ajo zvicerane, me pasuri ujore dhe minerare të jashtëzakonshme”.

Ai emocionohet kur kujton gjeneratën e parë të emigrantëve shqiptarë, ku  “disa prej tyre ditët e para detyroheshin të vidhnin ushqime  për të mbijetuar, por më pas nuk kryenin krime” dhe janë tashmë të integruar në shoqëritë që i kanë pritur.

Ndërkohë të rinjtë tanë të pavlerësuar, me stimuj të pakët për të krijuar klasën e mesme që është e domosdoshme dhe e pranishme në çdo shtet perëndimor, dhe si pasojë pre e veseve dhe deviancës, në kërkim të një pasurie të shpejtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani