Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rinis kontrolli teknik, automjetet personale kthehen në një njoftim të dytë

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 19:37 | Aktualitet
Rinis kontrolli teknik, automjetet personale kthehen në një njoftim

Pas skadimit të kontratës koncesionare, kolaudimi ka kaluar nën varësinë e DPSHTRR, që të hënën ka hapur dyert në pjesën më të madhe të pikave për kategoritë më prioritare për transportin rrugor. 

Këtu përfshihen mjetet për transportin e mallrave, mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore dhe një pjesë e makinave të regjistruara në emër të kompanive private.

Në pritje të zyrtarizimit të ndryshimeve në Kodin Rrugor, kolaudimi do të vazhdojë për mjetet me prioritet, për të vazhduar në një njoftim të dytë me makinat që janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri nga 1 janari 2021 dhe për automjetet që u ka skaduar kolaudimi vitin e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe pritjeje, të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë pjesë në këto kategori nuk do të penalizohen nga organet e kontrollit në rrugë. Megjithatë, autoritetet i bëjnë thirrje pronarëve të automjeteve të paguajnë taksat vjetore dhe të mos qarkullojnë pa siguracionin e detyrueshëm të automjetit, pasi në të kundërt do të ndëshkohen.

Me rihapjen e plotë të shërbimit, do të vihet në funksion edhe hapësira për të bërë rezervimin online në e-Albania. Kontrolli sipas menaxhimit të ri, do të jetë më i thellë, më i rreptë dhe pa mundësinë për të futur miq për të kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani