Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rinis protesta, edhe pedagogët në bojkot

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 20:16 | Aktualitet
Rinis protesta, edhe pedagogët në bojkot

Ashtu siç paralajmëruan, 7 janari, dita e parë e mësimit për këtë vit, i gjeti studentët sërish jashtë auditorëve. Ata thonë se vendimet e qeverisë nuk i kanë dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Por për herë të parë, një nga pedagogët e Universitetit Politeknik ka artikuluar se protesta është politike dhe kërkon ndryshimin e sistemit.

“Studentët duan ndryshim sistemi. Dhe më në fund të kemi edhe ne demokraci, pasi kjo që kemi ne nuk është demokraci. Për mua, protesta ka qenë politike që ditën e parë”.

Luan Murtaj, pedagog

Për shkak të bojkotit masiv në fakultete ende shumë studentë nga rrethet nuk kanë ardhur në Tiranë. Ndërsa të rinjtë që rinisën protestën thonë se pavarësisht pjesëmarrjes do të jenë çdo ditë para kryeministrisë, të gatshëm edhe për të humbur sezonin e parë të provimeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli