Risia Kamberi në Kombëtare: Shqipëria tregoi interesin më të madh, mezi pres atë fanellë

Risia që po përcjell më kuriozitet në listën e Kombëtares të Edi Rejas është ftesa e Florian Kamberit.

Sulmuesi 24- vjeçar po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e tij skocez, Hibernians, ku në ndeshjen e fundit dhuroi dy asiste vendimtare për fitoren e ekipit të tij.