Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rithemelimi i PD, Minarolli: Kuvendi i 30 prillit, rruga e vetme. Ka sinjale për bashkim

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 16:23 | Politikë
Rithemelimi i PD, Minarolli: Kuvendi i 30 prillit, rruga e vetme. Ka sinjale

Zhvillimet që pasuan 6 marsin në Partinë Demokratike kanë shtuar urat e komunikimit mes dy grupimeve të kësaj force politike. 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ervin Minarolli, tha në një intetrvistë për A2 CNN se ka sinjale pozitive për bashkim nga deputetë të PD, deri dje mbështetës të Lulzim Bashës, por si rrugën e vetme për këtë drejtim sheh kuvendim kombëtar të 30 prillit: “Kuvendi i 30 prillit është mundësi e mirë, nuk ka bisedime zyrtare, ka bisedime mes shokësh. Të gjithë e kanë parë kush është rruga për bashkimin e PD. Jemi në proces organizimi që finalizohet më 30 prill”.

1100 delegatët e Kuvendit Kombëtar pritet të dalin nga zgjedhja e strukturave të reja, proces që pritet të përfundojë në 3 prill. Nga Kuvendi do të dalin edhe dy organet e tjera të rëndësishme të partisë: “Do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar dhe pas tij do të zgjidhet Kryesia e re”.

Minarolli ritheksoi edhe një herë faktin se askush nuk duhet të privohet nga e drejta për të kandiduar, duke rikonfirmuar mbështetjen e Komisionit të Rithemelimit ndaj Sali Berishës.

Vendimin për hapjen e garës për kreun e PD-së, sipas Minarollit, pritet ta marrë kryesia e re që do të prodhojë kuvendi i 30 prillit.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë