Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rivlerësimi i banesave, Qeveria gati draftin, përfitojnë 40 mijë qytetarë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 13:56 | Ekonomi
Rivlerësimi i banesave, Qeveria gati draftin, përfitojnë 40

Rreth 40 mijë qytetarë do të përfitojnë nga rivlerësimi i banesave vitin e ardhshëm. Është kjo nisma e radhës që pritet të ndërmarrë qeveria, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që të deklarojnë vlerën reale të pasurisë së tyre duke paguar një taksë më të ulët prej 2% të diferencës mes vlerës së tregut me çmim fillestar në momentin e shitjes, nga 15% që është aktualisht.

“Ne parashikojmë se të paktën 30-40 mijë objekte mund të rivlerësohen”, pohoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Kjo është "amnistia" e tretë që bën qeveria që prej vitit 2009. Përmes zbatimit të këtij projekti, drafti i të cilit pritet të jetë gati së shpejti për konsultim publik, qeveria parashikon të arkëtojë në total rreth 4 miliardë lekë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani