Rizgjohen Madridi e Barcelona, lehtësohen kufizimet në qytetet më të mëdha spanjolle

Madridi dhe Barcelona rizgjohen nga gjumi disamujor, me baret, restorantet e parqet që filluan të presin sërish njerëz nga kjo e hënë. Dy qytetet më të mëdha të Spanjës, e gjithashtu më të prekurat nga kriza shëndetësore iu bashkuan pjesës tjetër të vendit duke kaluar nga faza zero, në fazën e parë të rikthimit gradual në normalitet.