“Robocop” kundër Covid-19, helmetat që zbulojnë koronavirusin

Helmetat janë një gjë e zakonshme në Romë. Mbahen nga qindra e mijëra drejtues motorësh, që shërbejnë për të lëvizur më lehtë nëpër qytet. Por tashmë do t’i shihni ato edhe brenda terminaleve të aeroporteve. Aeroporti i “Fiumicino”-s është i pari në Europë që ka nisur përdorimin e “helmetave të zgjuara” për të kontrolluar temperaturën e udhëtarëve. Helmetat janë të pajisura me një termo-skaner portabël, që skanon njerëzit me simptomat e koronavirusit të ri, nga një distancë e sigurt, deri në 7 metra.