Roli i “të penduarit”, si u zbulua krimi makabër i 8 viteve më parë?

Rrëfimi në polici i një miku të Shkëlzen Bucit, të dyshuarit për vrasjen e motrës së tij Eglantina Buci, ka riaktivizuar hetimin që çoi në zbardhen e ngjarjes makabër të ndodhur 8 vite më parë. Në vitin 2017, teksa ishte arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ai i ka thënë hetuesve se kishte shoqëruar në mjet Shkelzen Bucin dhe të motrën drejt Malit me Gropa. Gjatë rrugës motër e vëlla kishin debatuar dhe ai kishte dyshime se e reja ishte vrarë.