Romani “Dhimbje”. Vjen në shqip libri i autores Zeruya Shalev

Zeruya Shalev është autorja më e njohur dhe e mirëpritur izraelite në të gjithë botën. Është përkthyer në 28 gjuhë dhe ka rrëmbyer miliona lexues. Proza e saj e jashtëzakonshme dhe hipnotizuese vjen tanimë edhe në shqip, përmes romanit “DHIMBJE,” të cilin ua prezantojmë sot në “Dita jonë”, me botuesen Vasilika Tafaj.