Familja Shala, rrëfimi i çiftit të UÇK

Në kohën kur në Kosovë votohej për qeverisjen e ardhshme, në rrugicat e Prizrenit takuam Ahmet Shalën. Ai është një nga veteranët e luftës Nacional Çlirimtare. Bisedën e gjatë dhe kritike ndaj qeverisjeve në vend nuk mund ta bënim në temperatura që shënonin -8 gratë Celsius. Për miq, e sidomos ata nga Shqipëria, dera e shtëpisë së tij ishte gjithmonë e hapur, ndaj na fton pranë familjes. Me entuziazëm na tregon fotot që ruan kujtim gjatë luftës. Asokohe thotë se kurrë nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e UÇK-së.