Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrëfimi i Trump: E dija rrezikun e koronavirusit

Nga A2 CNN
10 Shtator 2020, 08:34 | Bota
Rrëfimi i Trump: E dija rrezikun e koronavirusit

“E dinte shumë mirë rrezikun nga koronavirusi, disa javë përpara se të shkaktonte viktima në vend, por preferoi të minimizonte situatë për të mos shkaktuar panik”.

Ky është rrëfimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që zbardhet në një libër të gazetarit Bob Woodward, i cili ka zbardhur përmbajtjen e 18 intervistave të kreut të Shtëpisë së Bardhë, të realizuara nga 5 dhjetori 2019 në 21 korrik 2020.

Disa ditë përpara daljes në shitje të librit “Rage”, CNN  zbulon se Trump ka pranuar që ishte në dijeni disa javë përpara për vdekjen e parë nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, dinte që ai përhapej nga ajri, që ishte shumë infektues dhe vdekjeprurës dhe që për një kohë të gjatë ai zgjodhi të minimizonte panikun.

“Kjo gjë është vdekjeprurëse”, ka deklaruar presidenti Trump gjatë një interviste për Bob Woodward më 7 shkurt. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tregoi se njihte shumë mirë kërcënimin nga virusi dhe se ai ishte 5 herë më vdekjeprurës së gripi i zakonshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani