Rregullat e reja, hyrja në Shqipëri me pasaportë vaksinimi ose test negativ

Gjithçka dukej e qetë në Aeroportin “Nënë Tereza” në ditën e parë të hyrjes në fuqi të kufizimeve të reja. Shtetasit që udhëtonin drejt shtetit shqiptar ishin njoftuar më herët nga kompanitë ajrore për masat që duhet të respektojnë duke nisur nga 6 shtatori.