Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK kërkon ekstradimin nga Spanja të Gentjan Funiqit

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2022, 16:35 | Aktualitet
Rrëmbimi i Jan Prengës, SPAK kërkon ekstradimin nga Spanja

SPAK kërkon ekstradimin në Shqipëri të Gentian Funiqit, i dyshuar si një nga porositësit e rrëmbimit të Jan Prengës, janarin e vitit 2020 në Kamëz. 40-vjeçari Funiqi, i njohur edhe me mbiemrin Doçi, u arrestua në Spanjë në fund të muajit nëntor, për llogari të një mase sigurie “arrest në burg” caktuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se SPAK ka përcjellë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij në Shqipëri, kërkesë që i përcillet në rrugë diplomatike drejtësisë spanjolle. Përveç kërkesës për ekstradim, SPAK ka vënë në dispozicion të spanjollëve edhe fotografi të Funiqit, si edhe gjurmët e shenjave të gishtërinjve të tij, për identifikimin e tij sipas procedurës ligjore.

Funiqi, i njohur edhe me emrat Gentian Martini e Festim Olomani, ishte një nga 5 të shpallurit në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës. Sipas Policisë së Shtetit, më momentin e kapjes nga autoritetet spanjolle, 40-vjeçari Funiqi mbante një kartë identiteti bullgare të falsifikuar me gjeneralitetet Rayko Ivanon, si edhe një sasi droge me vete.

Sipas SPAK, Funiqi është personi që bashkë me Dritan Rexhepajn porositën rrëmbimin e Prengës, si presion për vëllanë e tij, që kishte vjedhur një sasi droge në Angli. Prenga ndërroi jetë, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

https://a2news.com/2022/09/29/rrembimi-i-jani-prenges-gjykata-e-posacme-denon-me-burgim-te-perjetshem-festim-bexhdilin/
https://a2news.com/2020/06/16/pengmarrja-e-jan-prenges-arrestohet-ne-poloni-i-dyshuari-gentian-bleta/

A2 CNN Livestream

Dita jonë