Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rrëmbimi i Jani Prengës, policia shpall në kërkim 5 persona të tjerë

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 19:52 | Kronikë
Rrëmbimi i Jani Prengës, policia shpall në kërkim 5 persona

Policia ka shpallur në kërkim dhe 5 persona të tjerë për rrëmbimin e Jani Prengës.

Burime pranë uniformave blu thanë se këta persona shfaqen në kamerat e sigurisë së resortit ku dyshohet se 49-vjeçari humbi jetën.

Hetuesit kanë sekuestruar këto kamera sigurie, ndërsa aty shihet se të dyshuarit dalin me trupin e viktimës të mbështjellë me qese. Njëri prej personave mban dhe një lopatë në dorë, ndërsa trupi i viktimës futet në një furgon të bardhë.

Hetuesit mësohet se kanë gjetur furgonin i cili po i nënshtrohet analizave në laboratorin shkencor. Për rrëmbimin e 17 janarit policia arrestoi dhe një person të pestë.

Në pranga, veç të afërmve Hajri ra dhe Festim Bexhdili, 30-vjeçar nga Kavaja.

Nga ana tjetër, policia vijon kërkimet për gjetjen e trupit të 49-vjeçarit të cilit iu mor jeta për shkak të trafikimit të kokainës nga i vëllai. Konflikti nisi në Britaninë e Madhe, ku vëllai i viktimës nuk dorëzoi qindra kilogramë kokainë, ndërsa të arrestuarit morën peng Jani Prengën si garanci për dorëzimin e parave dhe të lëndës narkotike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë