Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rrethohet Athina, jepet verdikti për anëtarët e Agimit të Artë

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 12:06 | Ballkani
Rrethohet Athina, jepet verdikti për anëtarët e Agimit të

Agimi i Artë është zyrtarisht një organizatë kriminale në Greqi. Në një vendim historik, Gjykata e Apelit shpalli fajtorë 7 prej pjesëtarëve të saj, për drejtimin e organizatës kriminale, ndërsa 18 të akuzuar, mes të cilëve politikanë dhe anëtarë, u fajësuan për bashkimin me lëvizjen neofashiste.

Shpallja fajtor e 7 anëtarëve për drejtimin e organizatës kriminale e bën mundësinë e burgosjes së tyre shumë reale.

Më herët, në vendimin e saj të parë, gjykata shpalli fajtor për vrasjen e reperit Pavlos Fyssas, Giorgos Roupakias, ndërsa 15 prej të akuzuarve të tjerë u fajësuan për konspiracion lidhur me rastin.

Forca të shtuara policore, rreth 1500 sipas mediave greke, rrethuan gjykatën në Athinë ditën e mërkurë, ndërsa ishin paralajmëruar protesta nga grupe antifashiste e gjithashtu pjesëtarë të partive politike.

Përleshje u shënuan mes manifestuesve dhe forcave të rendit.

Procesi gjyqësor kundër Agimit të Artë zgjati 5 vjet mes zvarritjeve të shumta dhe dhjetëra dëshmive.  

Policia greke arrestoi liderin dhe pjesëtarët e grupit, pas vrasjes me thikë të një reperi antifashist nga një mbështetës i partisë në vitin 2013. Ngjarja nxiti protesta të mëdha rreth vendit. Kreu i Agimit të Artë, Nikos Mihaloliakos, bashkë me ligjvënës të tjerë u liruan nga burgu në 2015-tën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë