Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

"Rrezikojmë skenarin e 2019-ës", Oketa: Basha duhej të dilte dhe të sqaronte nëse është larguar apo jo

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 20:53 | Politikë
"Rrezikojmë skenarin e 2019-ës", Oketa: Basha duhej të

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të vendosë nesër për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, por për Gazmend Oketën, kriza në PD duhej të ishte zgjidhur brenda selisë blu dhe jo dyerve të gjykatave apo në KQZ.

I ftuar në “Debat” në A2 CNN, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, sot në ekranet e mediave duhej të ishte ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe të bënte të qartë nëse ka hequr apo jo dorë nga posti që kishte në PD.

Nëpër ekranet e mediave apo në një aktivitet intensiv duhej të ishte zoti Basha, i cili juridikisht figuron si kryetar i Partisë Demokratike. Basha duhej ta bënte të qartë nëse është dorëhequr apo jo nga ky pozicion. Duke qenë se me profesion është jurist duhej të ishte prezent dhe duhej të ofronte një zgjidhje, në të mirë të subjektit politik që drejtonte, por edhe në të mirë të qytetarëve,” u shpreh ish-ministri Oketa.

Sipas tij, edhe këto zgjedhje rrezikon të përsëritet skenari i 2019 dhe të shkojmë në zgjedhje pa pjesëmarrjen e një opozite reale. 

“Pjesa tjetër, që janë teknikalitete të regjistrimit të PD-së, do të përbënin një zgjidhje juridike por nuk do të ishte një alternativë joshëse për votuesit shqiptarë,” shtoi ai.

I pyetur nëse Basha mund të jetë pjesë e zgjidhjes së situatës mes të djathtëve, Gazmend Oketa u shpreh se “ai është problemi dhe zgjidhja nuk mund të vijë pikërisht prej tij.”

Kujtojmë se të enjten, në rendin e ditës së KQZ-së janë përfshirë të dy kërkesat me dy vula dhe dy kryetarë të PD-së; njëra nga Sali Berisha dhe tjetra nga Enkelejd Alibeaj si kryetar i autorizuar.

Hapësirë për interpretim ka rasti i Alibeajt, si kryetar i autorizuar, sa kohë që Kodi Zgjedhor nuk e parashikon specifikisht një atribut të tillë. Kjo pasi Lulzim Basha që ka dhënë dorëheqjen publikisht 1 vit më parë, me letra juridikisht njihet si kryetar i PD-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë