Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rreziku i vajit të palmës, nga të sëmurët kronikë e deri te fëmijët, çfarë ndodh në Shqipëri?

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2021, 19:19 | Aktualitet
Rreziku i vajit të palmës, nga të sëmurët kronikë

Një studim i publikuar së fundmi në Spanjë, por që mori jehonë edhe në vend të tjera të Europës, ka provuar se të sëmurët me kancer, vaji i palmës ndikon në rritjen e qelizave kancerogjene.

Të rriskuar janë edhe qytetarët e shëndetshëm apo edhe fëmijët të cilët konsumojnë produkte me përmbajtje apo të gatuara me vaji palme.

Në muajin shtator të këtij viti, KLSH kritikoi punën e AKU mbi kontrollet e pamjaftueshme ushqimore, ku një subjekt të investiguar u konstatua se ka shitur 20 mijë kilogramë djathë me vaj palme, për të cilin nuk ka pasur bllokim apo analiza laboratorike.

Gjurmshmëria e produkteve në të cilat abuzohet me vajin e palmës është sfida më e madhe për autoritetet.

Përveç bulmetit, patatinave dhe ëmbëlsirave, vaji i palmës gjendet edhe te produktet e sallamit, frutave të thata si dhe ushqimeve të konservuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë