Rreziku nga borxhi publik, paratë të shpenzohen në sektorë që nxisin rritjen
Borxhi publik është një rrezik i madh për ekonominë e shqiptarëve. Këtë thekson Banka Botërore në raportin e fundit dhe nevoja për ta ulur atë citohet në çdo dokument të institucioneve ndërkombëtare. Përgjatë pandemisë borxhi u rrit nga të gjitha qeveritë në botë për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, ndërsa në vendin tonë shërbeu edhe si nxitje për ekonominë falë programit të rindërtimit. Por tashmë sipas BB dhe ekspertëve, aftësia paguese e vendit rrezikohet ndjeshëm nga kriza e çmimeve dhe ajo energjetike.